Dy biznese në Sarandë janë gjobitur me nga 1 mln lekë për shkak se janë konstatuar në thyerje të urdhrit për ndalimin e muzikës pas orës 23:00. Njëri nga administratorët e hoteleve është proceduar, bashkë me muzikantët ndërsa janë sekuestruar edhe pajisjet muzikore.
“Gjatë kontrolleve kanë konstatuar dy subjekte me administrator S. D., dhe A. T. janë vendosur masa administrative 1.000.000 lekë secili, për shkelje të orarit të përcaktuar në aktin normativ, për zhvillimin e aktiviteteve.
Në vijim të veprimeve nga Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u proceduan penalisht për veprat penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”, shtetasit:
-S. D., banues në Tiranë (administrator hoteli), pasi ka prishur qetësinë publike duke mbajtur muzikë pas orarit të përcaktuar në hotelin e tij, në lagjen nr.1, Sarandë;
-B. M, E. V., U. A dhe E. D., të katërt banues në Tiranë, pasi kanë prishur qetësinë publike duke zhvilluar aktivitet me muzikë pas orarit të përcaktuar, në hotelin e administruar nga shtetasi S. D” njofton policia./ Abcnews.al