Aktori i njohur Bes kallaku ka qenë i ftuar mbremjen e kësaj të shtune në emisionin “Soiree” me Jonida Shehun në ABC për një intervistë krejtësisht ndryshe dhe të veçantë.
Ai është vendosur përballë lojës “Thumbin apo Mjaltin” nga Genc Salihu teksa ky i fundit kishte përzgjedhur një listë me personazhe dhe Besi duhet të zgjidhte se kujt do i jepte mjaltin dhe kujt thumbin.
Nëse menduat se Encën dhe Ermal Mamaqit do ju jepte thumbin e keni gabim. Gjatë lojës, kuptuam që Bes Kallaku mesa duket ka vendosur t’i lërë pas hatërmbetjet që ka patur me dy artistët dhe që të dyve ju ka dhënë mjaltë.
Përsa i përket personit që i ka vjedhur zemrën, Xhensilës, Besi u shpreh se asaj do i jepte krejt kosheren.
Ndërsa thumbin do ja jepte Çim Pekës.
“Çim Pekës, atij do ia jap thumbin. E di pse? Shqiptarët e Kosovës mendojnë se na i kanë futur ne të Shqipërisë duke na dhënë Baton Haxhiu, por në të vërtet ne ua kemi futur se iu kemi dhënë Çim Pekën”, është shprehur Bes Kallaku duke qeshur./abcnews.al