Thuajse e kryer, Bayern po tenton sulmuesin që la të lirë PSG-ja

schedule10:36 - 4 Tetor, 2020

schedule 10:36 - 4 Tetor, 2020

Bayern Munich kërkon një alternativë për Robert Lewandowski në sulm dhe i ka hedhur sytë nga PSG. Jo vetëm kaq, por zbulohet se kampionët e Gjermanisë janë në bisedime të avancuara për të afruar një sulmues.

Bëhet fjalë për Eric Maxim Choupo-Moting, i cili është larguar nga francezët si lojtar i lirë pas dy sezonesh ku nuk gjeti shumë hapësira. Kamerunasi me pasaportë gjermane e njeh mirë Bundesligën dhe pritet që shumë shpejt kjo lëvizje të kryhet me sukses.

Choupo-Moting, 31 vjeç, në të shkuarën ka qenë pjesë e Hamburger SV, Nurnberg, Mainz 05 dhe Schalke 04 në Gjermani, ndërkohë që ka provuar edhe një eksperiencë në Premier League me Stoke City. /abcnews.al