Ndjekja dhe tentativa për të ndaluar një person që ishte në kërkim nga policia në Lezhë ka degjeneruar në përdorimin e armëve.
Gazetari Gjergj Figuri raporton për abcnews.al se ngjarja ka ndodhur tek nënstacioni elektrik të Lezhës, ku fillimisht policia ka tentuar të ndalojë një person që ishte në kërkim.
I kërkuari nuk ka ndaluar duke bërë që policia të qëllojë në ajër në shenjë paralajmërimi. Por as kjo nuk e ka detyruar të shumë kërkuarin që të ndalojë, i cili ka mundur që të largohet.
Pas kësaj, policia është vënë në ndjekje të personit në fjalë me forca më të shumta. Deri më tani kërkimet janë pa rezultat. /abcnews.al