Thonjtë e gjatë janë trendi më i fundit që po ndiqet edhe nga shumë yje të njohur si Cardi B, Billie Eilish, motrat Kardashian etj.
Mirëpo, duket se bukuria edhe në këtë rast kushton, pasi një biology nga Universiteti Amerikan në Uashington D.C ka paralajmëruar se mund të strehojnë dhjetëra lloje bakteresh dhe kërpudhash.
“Thonjtë rrisin probabilitetin e bartjes së mikroorganizmave, gjë që e bën më të vështirë dekontaminimin.
Studimet kanë gjetur 32 baktere të ndryshme dhe 28 kërpudha të ndryshme poshtë thonjve. Sa më i gjatë të jetë thoi, aq më shumë sipërfaqe ka për ngjitjen e mikroorganizmave”, u shpreh Dr. Jeffrey Kaplan.
Bakteret dhe kërpudhat janë të zakonshme në thonj, pasi njerëzit i marrin ato përmes prekjes së objekteve të ndryshme.
Ato janë pothuajse gjithmonë të padëmshme, por kur ndodhin infeksione mund të shkaktohet ënjtje, dhimbje dhe trashje e thoit.
Ndërkohë, sipas “The New York Times”, dy infermiere në një spital të Oklahoma City mund të kenë kontribuar në vdekjen e 16 foshnjave në 1997 dhe 1998 për shkak të baktereve të gjetura nën thonjtë e tyre të gjatë./abcnews.al