Pas shumë eksperiencash dhe trofeve në Bundesliga, Ligue 1 dhe Premier League, duket se ish-tekniku i Dortmund, PSG e Chelsea është gati për një aventurë të re.
Siç raporton dhe Sport Bild, trajneri gjerman është larguar nga vendbanimi i itj në Angli dhe ka nisur mësimet intensive të një gjuhe të re, asaj spanjolle.
Tuchel duket se do të jetë ndër kandidatët për të marrë në dorë “timonin” e Atletico Madrid ose atë të Barcelonës, nëse dy klubet dështojnë të arijnë objektivat e tyre.
Ndërkaq, një mundësi mund të jetë edhe Real Madrid nëse Ancelotti vendos të udhëheqi Brazilin drejt, Kupës së Botës 2026. /i.m /abcnews.al