Artisti bashkëkohor Thomas Hunziker prezanton ciklin e grafikave dhe instalacionit skulpturor në ekspozitën “Laborator”. Artisti në kërkimin e tij si në skulpturë realiste dhe në abstraksion ka në qendër njeriun dhe natyrën.
Artisti zvicerian, Thomas Hunziker, është një skulptor me formim klasik, i cili prej 3 vitesh jeton në Shqipëri, por ai na thotë se vitet e fundit është thelluar drejt kërkimeve të tij abstarkte.
Në qendër të krijmtarisë, ai pozicionon natyrën dhe njeriun, i cili përshfaqet edhe në këto punime. Në qoftë se në realizimin skulpturës klasike, ai kërkon përsosmërinë, ndikuar edhe nga Mikelanxhelo, tek abstraksioni ai nuk e parashikon formën, por e lë në dorë të rastësisë.
Kuratori Gent Gjikola shpjegon se kjo ekspozitë është e ndarë në një cikël grafikash dhe një instalacioni skulpturor. Por rëndësi për të ka edhe qendra e ekspozitës që është studio e artistit gjatë kërkimit të tij drejt formës, e cila është domethënëse për të.
Artisti bashkëkohor edhe procesin e ekspozimit të veprave e ka test, pasi veprat, të cilat nuk i duken se përmbushin qëllimin e formës ai i riciklon. Ekspozita do të qëndrojë e hapur në galerinë “FAB” për një javë./abcnews.al