Thomas Brdaric: Fitore me fat e Partizanit, sa e vështirë me Bylisin

schedule23:25 - 21 Janar, 2021

schedule 23:25 - 21 Janar, 2021

Vllaznia kryeson Superioren me 9 pikë më shumë se Teuta dhe Partizani, ndërkohë që trajneri Thomas Brdaric është pjesë e emisionit “Pressing” në ABC. Gjermani fillimisht foli për derbin: “Partizani fitoi me fat. Tirana luajti më mirë. Pjesa e dytë nuk shkoi mirë dhe duhet të dilte barazim. Në fund Partizani fitoi me meritë. Rezultati ishte i drejtë”.

Në lidhje me ecurinë e Vllaznisë, Brdaric tha: “Na duhet të ruajmë epërsinë. Mbetemi skuadra për t’u mundur. Duket shumë bukur të jemi 9 pikë, por nuk më pëlqen ta shoh diferencën. E dimë që duhet të punojmë fort që të jemi në një pozicion të mirë”.

Sa i takon sfidës me Bylisin, gjermani deklaron: “Nuk ishte e lehtë, ata nuk donin të na linin të dilnim në lojën tonë. Të luash atje, në atë fushë, kundër atij gjykimi, ishte e vështirë”. / abcnews.al