Thomas Brdaric: E di ku kam ardhur, i sjell energji të re Vllaznisë

schedule13:56 - 10 Gusht, 2020

schedule 13:56 - 10 Gusht, 2020

Thomas Brdaric, 45-vjeçari i cili ka provuar të luajë si sulmues në Bundesligë me skuadrat e Bayer Leverkusen, Stuttgart dhe Ëolfsburg, do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë. Në të shkuarën ai ka provuar  të luajë edhe me kombëtaren gjermane, duke shënuar e një gol.

Brdaric ka nisur punën si trajner prej vitit 2009. Ai ka provuar disa aventura në futbollin gjerman, teksa ka drejtuar edhe Shkëndijën e Tetovës gjatë periudhës janar-maj të vitit 2017.

Vllaznia do të jetë ekipi i dytë shqiptar që ai drejton, ndërkohë që sot ka dalë para medieve dhe ka thënë fjalët e para për sfidën e re që ka pranuar. Krahu i tij i djathtë do të jetë Elvis Plori, ndërkohe mbeten pjesë e stafit Ideal Lekiqi dhe Safet Osja.

Fillimisht Matko Djarmati prezantoi stafin, ndërkohë që u shpreh se “kush e njeh futbollin e di se nga vjen trajneri i ri dhe me çfarë skuadrash ka luajtur. Kemi edhe Plorin, që do të jetë një ndihmë e madhe edhe për mua”.

 

“Së pari faleminderit, Alban Xhaferit, kryebashkiaken Voltana Ademi, Suadit, për shansin e dhënë. Do punojmë të çojmë Vllazninë përpara. I di pritshmëritë dhe jemi në të njëjtin linjë. Jam i sigurt se do jemi garues për sezonin e ardhshëm. Nuk kemi shumë kohë të përgatisim gjithçka. Duhet të nisim që tani dhe të shohim përpara. Faleminderit për besimin Matkos. Ditët e fundit më kanë ndihmuar shumë njerëz dhe i falënderoj.

Kam ardhur të ndërtoj një ekip dhe ta zhvilloj atë. Duhet të kemi durim për punën. Nuk është koha për fjalë të mëdha, është kohë për punë. Duhet të punojmë fort dhe kjo është e rëndësishme. Për këtë kam ardhur. Është shumë e rëndësishme të kemi besim. Do provoj të sjell një energji të re për ju dhe stafin tim. Më pëlqen disiplina, është një nga gjërat kryesore. Gjithashtu duhet besueshmëri mes nesh”.

Nëse punojmë si dua unë, jam i sigurt që do të kemi sukses. Do provojmë të luajmë një futboll të shpejtë. Më pëlqejnë ata që luajnë për ekipin dhe i mbështes të gjithë lojtarët, që mendojnë njëlloj si unë. Duhet vetëm të mendojmë pozitivisht. Do jap gjithçka nga vetja”, tha fillimisht Brdaric.

I pyetur, nëse e di se ka marrë një ekip që rrezikoi të binte nga kategoria, gjermani tha: “E di ku kam ardhur, por duhet të shohim përpara. Nuk më intereson e shkuara. Kam ardhur të bëj diçka të re”. /abcnews.al