Thirrjet e Ramës për policët në fushatë/ Gjykata e Beratit rrëzon LSI

schedule14:26 - 21 Maj, 2018

schedule 14:26 - 21 Maj, 2018

Gjykata e Beratit ka rrëzuar një padi ngritur nga LSI ndaj kryeministrit Edi Rama për thirrjet gjatë fushatës elektorale. Padia e LSI kishte të bënte me një deklaratë të kryeministrit në fushatën zgjedhore për angazhimin e efektivëve të Policisë së Shtetit në fushatën e PS, jashtë orarit të punës. Por gjykata nuk ka gjetur shkelje në këtë thirrje ndaj dhe e ka rrëzuar. Më herët ka qenë Prokuroria e Tiranës që nuk ka pranuar kërkesën e LSI-së. Ndaj kjo çështje u ankimua nga LSI në Gjykatën e Beratit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!