Thirrjet e Bundestagut gjerman dhe ambasadores Yuri Kim për dialog, Rama: Çfarë presim?

schedule15:47 - 30 Tetor, 2019

schedule 15:47 - 30 Tetor, 2019

Zv/kryetari i LSI-së, Luan Rama i kërkoi qeverisë të mos bllokojë përpjekjet që po bëhen nga ndërkombëtarët për zgjidhjen e krizës politike. Në një deklaratë për mediat, Rama kujtoi qëndrimet e Bundestagut gjerman dhe kandidates për ambasadore në Shqipëri, Yuri Kim për uljen e palëve në dialog për zgjidhjen e krizës politike.

“Bundestagu gjerman thuhet në rezolute u bën thirrje me ngul të gjitha forcave demokratike në vend që të ndërmarrin menjëherë të gjitha hapat për të kapërcyer këtë krizë sa më shpejt përmes dialogut politik. Çfarë presim? Apo të dominuar nga interesa të tjera që nuk kanë të bëjnë me integrimin evropian të vendit kryeministri dhe qeveria e tij heshtin, sabotojnë, bllokojnë, provokojnë për të mos shkuar te dialogu politik”, tha Luan Rama./ABC News Albania

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!