Shërbimi shëndetësor Kombëtar në Angli ka njoftuar për aplikimin e vaksinës anti-Covid për grupmoshat 56 deri në 59-vjeç javën e ardhshme.
Sipas autoriteteve shëndetësore deri më tani janë vaksinuar më shumë 18 milionë qytetarë në të gjithë Anglinë.
Gjithashtu pritet që procesin i vaksinës të përshpejtohet për të ulur rrezikun e Covid-19.
Ndërsa rreziku nga variantet e reja të Covid, mbetet ende i lartë, pas zbulimit të variantit të Afrikës së Jugut dhe atij Brazilian të cilat sipas ekspertëve ulin edhe efektivitetin e vaksinës së koronavirusit.
/abcnews.al/