Thirrja e Zelenskyt për francezët: Ndihmoni vendin tim

schedule16:18 - 23 Mars, 2022

schedule 16:18 - 23 Mars, 2022

Presidenti ukrainas iu drejtua sot Asamblesë  franceze nëpërmjet një lidhjeje me video, duke fajësuar drejtpërdrejt Rusinë për luftën në Ukrainë, e cila ka hyrë në ditën e 28 të saj.
“Ju e dini kush është fajtori”, tha ai, duke i bërë thirrje Francës të kujtojë mizoritë e Luftës së Parë Botërore.

Lexo edhe: Zelensky fjalim përpara Asamblesë së Francës: Një minutë heshtje në nderim të viktimave

E dini, tha ai gjithashtu, se çfarë do të thotë slogani “Liri, Barazi, Vëllazëri”, duke i kërkuar Francës të ndihmojë në çdo mënyrë Ukrainën, ndërsa i bëri thirrje kompanive franceze të largohen nga Rusia.

Sipas Presidentit të Senatit francez, kjo ishte hera e parë në histori që presidenti i një vendi ndërluftues flet para Asamblesë Kombëtare dhe Senatit të Francës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!