Thirrja e Tares: Nuk heqim dorë nga loja e bukur, rivalët do egërsohen

schedule20:38 - 21 Janar, 2020

schedule 20:38 - 21 Janar, 2020

Lazio po luan përballë Napolit në “San Paolo” për një vend në gjysmëfinalet e Kupës së Italisë dhe Igli Tare karikon ekipin e tij. Në një prononcim për Rai Sport, drejtori sportiv tregon recetën e duhur se si vijohet me këtë ecuri fantastike.

Duhet të jemi shumë të kujdesshëm, të uritur dhe të vendosur. Komplimentet na bëjnë mirë, por mund të shkaktojnë edhe efekt negativ. Duhet të vijojmë me këtë ecuri dhe të tregohemi edhe më të vendosur.

Do të përballemi me kundërshtarë që do të luajnë më fort kundër nesh. Nuk duhet të heqim dorë nga loja e bukur dhe duhet të tentojmë gjithmonë arritjen e rezultatit pozitiv. Edhe sot ndaj Napolit këtë kërkoj“, thekson Igli Tare. /abcnews.al