Thirrja e “Skifterave”: President, po tallen me Gjilanin! Mezanin e “prenë në besë”

schedule20:58 - 21 Shkurt, 2021

schedule 20:58 - 21 Shkurt, 2021

Gjilani e nisi këtë sezon me pretendime të mëdha. Objektivi ishte titulli kampion, por skuadra dardane ka hasur shumë probleme deri tani. Oshilacionet në rezultate ndikuan që Gentian Mezani të jepte dorëheqjen nëntorin e kaluar (30 nëntor), teksa në stol është ulur Bylbyl Sokoli.

As ky i fundit nuk po ia del të dërgojë ekipin aty ku duhet. Gjilani u mposht 3-1 sot në Podujevë kundër Llapit vendas dhe distanca me kreun është 14 pikë. Kjo situatë ka acaruar tifogrupin “Skifterat”, të cilët kanë reaguar me një komunikatë zyrtare, duke dhënë  një mesazh për presidentin e klubit.

President, po të shfrytëzojnë. Rezultatet e profiterave, treguesi më i mirë i largimit të Mezanit! Ish-trajneri i cili po mundohej të bënte historinë me Gjilanin u bë kurban i papërgjegjësisë nga të gjithë ata që nuk kishin interes më shumë se një rrogë në klub!

Kishte kohë që ia kishin kthyer shpinën, por vetëm mbështetja nga Kryetari i klubit dhe Kryesia e Skifterave ua cënonte kollpiten e gatuar për largimin e tij, për ta pasur të mundshme pastaj përfitimin më të lehtë në kurriz të ngjyrave të klubit!

President, po të shfrytzojnë ??

Rezultatet e profiterave, treguesi më i mirë i largimit të Mezanit!

Ish trajneri i…

Posted by Ultras Skifterat on Sunday, 21 February 2021

Menaxherët e klubit, shtabi teknik, në veçanti lojtarët deri te administrata, bashkë me disa tifozë autsajdera keni vu etiketa e gjithçka tjetër mbi Mezanin vetëm pse ishit larg profesionalizmit që mundohej të kultivonte dhe nuk ishit as të përafërt me punën që ai kërkonte!

Nuk ishte më i miri, por ishte në rrugë të mbarë edhe pse pritshmëritë tona nuk përmbusheshin! Në fund, arritët të bindni opinionin sportiv, përdorët studiot televizive dhe trumbetuat me njerëz të ndryshëm për ta bindur presidentin ta pranojë dorëheqjen e tij, për të filluar një kllikë të re me metoda të vjetra të manipulimit!

Sot, të gjithë jeni bartësit më meritor të turpit që po i ndodh klubit tonë, e nëse s’keni turp, bëni çfarë të doni!“, përfundon qëndrimi i ultrasve të Gjilanit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!