Thirrja e shefes së Infektivit: Njerëzit nuk e kuptojnë luftën që po bëhet, duhet të qëndrojnë në shtëpi

schedule22:02 - 29 Mars, 2020

schedule 22:02 - 29 Mars, 2020

Thirrja që dëgjojmë pothuajse çdo ditë në këtë periudhë të krizës së shkaktuar nga koronavirusi është: qëndroni në shtëpi! Me anë të një videoje të publikuar në llogarinë e saj në Facebook, ministrja e Shëndetësisë në vend Ogerta Manastirliu përcjell të njejtën thirrje.

Në videon e publikuar duket shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo e cila u bën thirrje qytetarëve që ta kuptojnë seriozitetin e situatës dhe të qëndrojnë në shtëpi.

Ndër të tjera, Çomo thotë se aktualisht tek Infektivi ka forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara si dhe në numër të shtuar pacientësh në shërbim. Ajo thekson se i gjithë shërbimi të Infektivi është duke punuar 24/24, por përpjekjet e tyre nuk do të kenë vlerë nëse qytetarët nuk e kuptojnë se çfarë “lufte” po bëhet dhe nuk qëndrojnë në shtëpi.

Mesazhi i plotë i mjekes:

“Ju përshëndes në këtë orë të vonë nga Shërbimi Infektiv, aty ku është numri i lartë i pacientëve të shtruar nga Covid-i. Doja t’iu jap një informacion të shkurtër lidhur me situatën e të shtruarve, natyrisht që kemi forma të mesme dhe forma mjaft të rënduara dhe një numër mjaft të shtuar tek Infektivi. Lajm optimist është edhe numri i personave të shëruar nga shërbimi ynë. I gjithë shërbimi ynë….jemi të gjithë në krye të detyrës, 24 orë në 24 orë, por duhet rritur sensibilizimi i popullatës. Kur më duhet të lëviz në Tiranë për të ardhur në shërbim, shikoj njerëz të grupuar dhe themi se është e tmerrshme që këta nuk e dinë se ç’bëhet luftë në Shërbimin Infektiv. Të nderuar njerëz, qëndroni brenda, se është gjëja më e vogël që mund të bëni. Dhe ky është shërbimi më i madh që mund t’i bëni vetes tuaj dhe familjarëve tuaj. I bëj thirrje atyre që kanë sëmundje kronike dhe të moshuare të qëndrojnë kategorikisht në shtëpi, mos të dalin, se janë grupi më i rrezikuar për t’u infektuar nga Covidi.. Ne jemi gjithmonë për ju, por ju bëni atë që e mendoni sakrificë, qëndroni në kushte shtëpie. Faleminderit!”

 

🔴⚪️“Ndoshta nuk po e kuptoni me çfarë lufte po përballemi këtu në spitalin Infektiv! Ju lutem qëndoni në shtëpi! "#THIRRJA e prof. Najada Çomo nga shërbimi infektiv në QSUT🙏🏼

Gepostet von Ogerta Manastirliu am Sonntag, 29. März 2020