Thirrja e OKB: Pandemia po vë në rrezik vite pune dhe progresi kundër HIV/SIDA

schedule17:58 - 6 Korrik, 2020

schedule 17:58 - 6 Korrik, 2020

Organizata e Kombeve të Bashkuara ka paralajmëruar të hënën se Covid-19 mund të shkaktojë gjysmë milion vdekje nga SIDA nëse trajtimi ndërpritet për një kohë të gjatë. Po ashtu OKB ka paralajmëruar se pandemia është duke vënë në rrezik vite pune e progresi kundër HIV.

Associated Press raporton se në fillimin e një jave konferencash ndërkombëtare për  SIDA, OKB tha se lufta kundër kësaj sëmundjeje ishte lënë pas dore edhe para shfaqjes së Covid-19.

Edhe pse vdekjet e lidhura me SIDA kanë rënë me 60% që nga kulmi i epidemisë së HIV-it në 2004, në vitin 2019 rreth 690,000 persona humbën jetën nga sëmundja.

Rreth 1.7 milion njerëz u infektuan vitin e kaluar, dhe tani rreth 40 milion njerëz jetojnë me HIV në të gjithë botën.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres tha: “Ashtu si epidemia e HIV-it para saj, pandemia e Covid-19 po ekspozon brishtësitë e botës sonë – përfshirë pabarazitë e vazhdueshme ekonomike dhe sociale dhe investimet e papërshtatshme në shëndetin publik.”

Popullsia kryesore me rrezik të lartë të HIV / AIDS po rrezikohet më tej pasi bllokimet dhe shpërndarja e ilaçeve i lë ata “edhe më të prekshëm se zakonisht”, thuhet në raport.

Raporti i publikuar  të hënën tregoi se pandemia tashmë po ndikon në qasjen në ilaçet parandaluese midis bashkësive në rrezik. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!