Thirrja e Lulzim Bashës: Bashkohuni me protestën e studentëve

schedule19:35 - 16 Dhjetor, 2018

schedule 19:35 - 16 Dhjetor, 2018

Kryetar i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke folur nga protesta e banorëve të Unazës së Re, ka deklaruar se protestat janë treguesi më i qartë i emergjencës kombëtare ku ndodhet vendi. Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje shqiptarëve të mbështesin protestën e studentëve.

“Dua ta bëj të qartë sot se prej ditës së parë ne kemi mbështetur dhe mbështesim fuqimisht protestën e studentëve dhe kërkesat e tyre të drejta, 8 pikat e tyre. Sikundër dua të përsëris sot ftesën ndaj prindërve të studentëve, ndaj të gjithë qytetarëve shqiptarë, ndaj demokratëve, ndaj socialistëve, ndaj të gjithë anëtarëve të partive politike, por jo të organizatave kriminale si ajo e Rilindjes, të ju bashkohen bijëve dhe bijave të tyre. Kjo është një protestë e drejtë. Kërkesat e tyre kanë mbështetjen time të plotë, kanë mbështetjen e plotë të Partisë Demokratike, kanë mbështetjen e plotë të çdo qytetari të ndershëm”, tha Basha

Këto deklarata numri një i opozitës i bëri në zonën e Unazës së Re, në krah të banorëve që kundërshtojnë prishjen e banesave të tyre për shkak të projektit të zgjerimit të rrugës.  Basha e ka cilësuar sërish këtë projekt një komplot per grabitjen e 40 milionë eurove.

“Siç ju kam paralajmëruar prej disa ditësh, ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga bixheti i shetit. Pra, këtu vidhet dyfish, apo plani është të vidhet dyfish: 40 milionë euro nga buxheti dhe dhjetra milion euro të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan ti prishin pa ligj, ku do të pastrohen paratë e drogës. Për këtë Edi Rama dhe Erjon Veliaj sëbashku, kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës dhe natyrisht ti ndajnë ato me Edi Ramën dhe shpurën e tij të korruptuar”, u shpreh ai.

Basha lëshoi akuza edhe ndaj prokurorisë.

“Është e njëjta që i ka mbushur burgjet me fukarenj, por që nuk ka arrestuar akoma asnjë zyrtar për këtë vepër korruptive, për këtë vjedhje, e cila kashtangur shqiptarët, Evropën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha ai./abcnew.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!