Thirrja e Gundogan: S’mund të nënvlerësojmë Realin, gafë fatale nëse e bëjmë

schedule19:06 - 18 Mars, 2020

schedule 19:06 - 18 Mars, 2020

Real Madrid-Manchester City është dueli më i fortë i raundit të 1/8 në Champions League. Sfida e parë në Spanjë u mbyll me fitoren 1-2 të kampionëve të Anglisë. Dueli i kthimit nuk dihet se kur do të zhvillohet, pasi koronavirusi ka pezulluar gjithçka.

Ilkay Gundogan tenton të flasë për futboll në një prononcim për spanjollen Marca. Mesfushori i skuadrës së Guardiolës shpreson që futbolli të nisë sa më shpejt dhe ka një mesazh për shokët e tij. Rezultati i parë është fantastik, por Reali nuk duhet nënvlerësuar në asnjë mënyrë.

Akoma nuk e dimë nëse do të luhet dhe kur do të luhet ndeshja e kthimit me Real Madrid. Padyshim që shpresojmë të zbresim në fushë. Nuk mund ta nënvlerësojmë Realin, do të ishte një gabim fatal. Kualifikimi? Për momentin kemi kryer vetëm gjysmën e detyrës”, deklaron mesfushori gjerman. /abcnews.al