Thirrja e drejtuesve: Mos hani më mish qeni

schedule10:58 - 12 Shtator, 2018

schedule 10:58 - 12 Shtator, 2018

Drejtuesit e kryeqytetit të Vietnamit u kanë bërë thirrje banorëve që të ndalojnë së ngrëni mishin e qenit. Komiteti i Popullit në Hanoi deklaroi se kjo praktikë mund të dëmtojë imazhin e tyre si një kryeqytet i civilizuar dhe modern.

Gjithashtu, ata shtuan se konsumimi i këtij lloj mishi mund të çojë në përhapjen e sëmundjes së tërbimit apo leptosperozës. Mbi 1.000 dyqane shesin mish qeni dhe maceje në Hanoi.

Komiteti gjithashtu bëri thirrje që të ndalohet së ngrëni edhe mishi i maces, i cili është më pak popullor, por gjithsesi ofrohet në këtë vend. Nisma u përshëndet nga shumë vietnamezë, por pati edhe nga ata persona që thanë se mishi i qenit apo maces nuk duhet ndaluar plotësisht.

Ata sugjerojnë që të vendoset një taksë e rëndë ose të lejohet të shitet vetëm në disa zona të veçanta./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!