Në COD është inaguruar ekspozita me vepra të 5 fotografëve të Magnum Photos, një nga organizatat ndërkombëtare fotografike më të njohura në botë.
“Things time” vjen si një pasqyrë e dy dekadave: fundi i një marrëzie dhe fillimi i një shekulli të ri.
Drejtoresha e përgjithshme e Agjencisë për Dialog e Bashkëqeverisje, Eridana Çano, ka ndarë detaje në emisionin “ABC e Mëngjesit”, duke theksuar se tranzicioni ka pasur periudha shumë të vështira të cilat e kanë bërë shqiptarin të ridimensionohet.
“Kjo ekspozitë që ne sjellim në COD, tregon qartësi, sigurisht që vitet e para të ‘90 nuk janë të njëjta me ato më përpara, por me fotografitë e kupton se çfarë sjell Perëndimi.
Ne shikojmë që shqiptarët kanë pasur një aftësi të jashtëzakonshme për t’u nënshtruar.
Të vjen mirë sepse tranzicioni ka pasur periudha shumë të vështira të cilat e kanë bërë shqiptarin të ridimensionohet dhe të bëhet njeri më i mirë me botën dhe njerëzit e Ballkanit”, tha ndër të tjera Çano./abcnews.al