Thikën në kofshë adoleshentit, si u kap 38-vjeçari në Ksamil

schedule16:27 - 2 Janar, 2022

schedule 16:27 - 2 Janar, 2022

Abcnews.al ka zbardhur detaje të reja në lidhje me një plagosje me thike që ndodhi paraditen e sotme në Ksamil. Burime bëjnë me dije se ngjarja ndodhi në një Internet Caffe, ku dy persona kanë debatuar fillimisht për motive të dobëta me njeri-tjetrin.

Në debat e sipër 38-vjeçari Emiliano Buzaj goditi me thikë një 17-vjeçar me inicialet S.K duke i shkaktuar demë në kofshë.

Mësohet se pas plagosjes 38-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes duke gëzuar lirinë për pak orë pasi policia e arrestoi duke e çuar në rajon. Buzaj u kap nga policia në shtëpinë e një të afërmi ku u fsheh pas krimit të kryer.

Ai duhet të japë llogari për plagosjen e të riut.

Njoftimi i policisë

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe ” Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, shtetasin I.T.,46 vjeç, banues në Vlorë, pasi gjatë një konflikti me vëllain e tij, shtetasin A.T., 55 vjeç, ka nxjerrë armën e zjarrit pistoletë dhe më pas për t’ju shmangur kontrollit të policisë e ka çmontuar psitoletën”.

Shërbimet e policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale pjesët e pistoletës dhe një krëhër me 7 fishekë. Kurse një 38 vjeçar është arrestuar pasi ka plagosur një  17 vjeçar.

“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje”, “Prodhimi, mbajtja , blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe ” Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, shtetasin E.B.,38 vjeç., banues në Ksamil, Sarandë, sepse për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin S.K.,17 vjeç”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!