Një 31 vjeçar është sulmuar me thikë pas një sherri në një lokal në fshatin Lavan të Fierit. Nuk dihet shkaku i vërtetë i ngjarjes, por klientët e tjerë në lokal i thanë policisë që fillimisht pati një debat mes dy personave që ndodheshin brenda dhe më pas njëri nga ata nxorri thikën dhe e goditi. 31 vjeçari, i cili është nga fshati Peshtan i Vogël, u dërgua në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Kurse autori i krimit ka mundur të largohet dhe është në kërkim nga policia./abcnews.al
Fier, pas sherrit në lokal sulmon bashkëfshatarin me thikë
schedule10:13 - 17 Dhjetor, 2017
schedule 10:13 - 17 Dhjetor, 2017