Thiago Silva është gati për një aventurë të re. Qendërmbrojtësi brazilian, pasi përjetoi eksperiencën e parë në Europë me Milanin, kaloi te PSG dhe nga francezët largohet pas finales së Champions League.
“Ishte ndeshja ime e fundit si lojtar i PSG. Jam i trishtuar, por do të kthehem në një rol tjetër në të ardhmen. Për momentin dua të luaj edhe 3-4 vite dhe të jem pjesë e Brazilit në Kupën e Botës në Katar”, tha pas ndeshjes Silva për RMC Sport.
https://twitter.com/telefoot_chaine/status/1297846843527831553?s=20
Chelsea pritet të jetë klubi i ri i mbrojtësit, pasi raportohet se ai e ka pranuar ofertën e londinezëve dhe do të vihet nën urdhrat e trajnerit Frank Lampard. Silva pritet të nënshkruajë gjatë javës dhe të nisë një aventurë të re në Premier League. /abcnews.al