Thiago Silva dëshiron të luajë akoma në Evropë. Mbrojtësi e mbylli me PSG-në, klub të cilin e falënderon në një prononcim për revistën Caras. 35-vjeçari ka dalë lojtarë i lirë dhe pëlqehet shumë nga Everton, Napoli dhe Wolves.
“Kam një mirënjohje të madhe për atë që më ka dhënë kjo skuadër. PSG më ka ndihmuar kur kam pasur probleme shëndetësore, por kam ende objektiva për të arritur në Evropë. Rikthimi i futbollit në Brazil? Mendoj se është akoma shpejt.
Shëndeti i njerëzve është gjëja kryesore, futbollistët nuk janë super heronj. Në Gjermani, Itali dhe Spanjë ka kaluar më e keqja dhe situata është nën kontroll. Te ne, akoma jo“, deklaron mbrojtësi brazilian. /abcnews.al