Thiago Silva “parakalon” legjendarin Pele në Kupën e Botës

schedule17:54 - 7 Dhjetor, 2022

schedule 17:54 - 7 Dhjetor, 2022

Pas asaj fitoreje spektakolare 4 me 1, kundër Koresë së Jugut, Brazili arriti të siguronte një biletë për në fazën tjetër, ku do të përballet me Kroacinë.

Përveç asaj fitoreje fantastike, “veterani” i mbrojtjes braziliane dhe i ekipit të Chelsea, Thiago Silva ka arritur të vendos dhe një rekord personal, duke barazuar legjendën e “seleçaos”, Pelenë, me 14 paraqitje në Kupën e Botës.

Ky numër pritet të ndryshojë shumë shpejt dhe kjo falë kalimit të brazilianëve, për në fazën tjetër. /i.m /abcnews.al