Thiago Silva: Kënaqësi e madhe kalimi në gjysmëfinale, po kopjoj Maldinin

schedule23:37 - 13 Prill, 2021

schedule 23:37 - 13 Prill, 2021

Një eurogol i iranianit Taremi në minutat shtesë të ndeshjes i dhuroi Portos fitoren 0-1 në Londër kundër Chelsea, por ekipi anglez kaloi në gjysmëfinalet e Champions League pas suksesit 0-2 në ndeshjen e parë.

Thiago Silva e zhvilloi të plotë ndeshjen e sotme. Lideri i mbrojtjes së “Bluve të Londrës”, foli për mediat pas ndeshjes, duke u ndalur te kualifikimi në katër ekipet më të mira të Evropës dhe idhulli i tij, Paolo Maldini.

Nuk zhvilluam një ndeshje të madhe sonte dhe ishte mëkat që pësuam atë gol të mrekullueshëm nga Taremi në minutat shtesë. Gjithsesi, unë jam shumë i lumtur për kalimin në gjysmëfinalet e Champions League.

Jam 36 vjeç dhe luaj akoma me një skuadër të madhe në Champions, kompeticioni më i rëndësishëm për klube në botë. Jam i kënaqur që po ndjek rrugën e Paolo Maldinit. Uroj të luaj edhe në Katar 2022“, deklaroi braziliani. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!