Theu rregullat duke organizuar festë në fshehtësi, Rita Ora kërkon falje publike

schedule14:56 - 30 Nëntor, 2020

schedule 14:56 - 30 Nëntor, 2020

Rita Ora ka kërkuar falje publike, pas publikimit të fotove nga festa e organizuar në fshehtësi me miqtë më të afërt për 30 vjetorin e lindjes. Artistja shprehet se ky vendim ishte i nxituar me mendimin se Britania po dilte nga izolimi dhe se nuk kishte problem nëse organizonte një festë.

Më tej, ajo shton se ky ishte një gabim i pafalshëm dhe serioz. “Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, thekson ajo ndër të tjera Rita.

LEXO EDHE: Rita Ora shkel rregullat e Covid-19, zbulohet festa që organizoi për 30-vjetorin e lindjes

“Përshëndetje të gjithëve. Unë organizova një festë të vogël, duke mbledhur disa miq për 30 vjetorin tim. Ky ishte një veprim i nxitur me pikëpamjen e gabuar se ne po dilnim nga izolimi dhe se kjo ishte OK… Më vjen shumë keq për thyerjen e rregullave dhe e kuptoj se kjo i vë njerëzit në rrezik. Ky ishte një gabim serioz dhe i pafalshëm. Duke patur parasysh kufizimet, unë e kuptoj se sa të papërgjegjshme ishin këto veprime dhe marr përgjegjësinë e plotë.

Ndihem veçanërisht në siklet duke ditur se sa shumë kanë punuar njerëzit për të luftuar këtë sëmundje të tmerrshme dhe duke qenë plotësisht e vetëdijshme për sakrificat që njerëzit dhe bizneset kanë bërë për të ndihmuar që të jemi të sigurt. Edhe pse kjo nuk do e ndreqë gabimin, dua të kërkoj sinqerisht falje”, shkruan Rita. /abcnews.al