Theu masën “arrest në shtëpi”/ Arrestohet 60-vjeçari në Elbasan, pjesëtar i një grupi kriminal

schedule11:19 - 1 Nëntor, 2024

schedule 11:19 - 1 Nëntor, 2024

ELBASAN- Një 60-vjeçar, pjesëtar i një grupi kriminal për prodhim, shitje dhe trafikim narkotikësh është arrestuar në Elbasan.

Sipas policisë, ai kishte thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ai u pikas duke qarkulluar me automjet në lagjen “Shënkoll” dhe në momentin e ndalimit nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka vazhduar lëvizjen.

Shërbimet iu vunë në ndjekje automjetit që drejtonte ai dhe si rezultat mundësuan kapjen dhe arrestimin e tij.

Për të, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më datë 13 maj të 2024 ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!