Korçë – Arrestohet në flagrancë 1 shtetas për veprat penale “Vjedhja e energjisë elektrike” dhe “Dhunimi i banesës”.
I arrestuari është G. S., 45 vjeç, banues në fshatin Goskovë, Korçë, pasi në këtë fshat, ky shtetas ka dëmtuar derën e banesës së shtetases K. D. dhe ka lidhur një kabllo elektrike duke i vjedhur energjinë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.
./abcnews.al/