Theu arrestin e shtëpisë në Itali/ Mbajti peng fëmijët në Durrës, dëshmia e 40-vjeçarit: Kisha frikë se do të më sulmonin

schedule10:15 - 15 Maj, 2024

schedule 10:15 - 15 Maj, 2024

Detaje të reja janë mësuar nga ngjarja e rëndë në Durrës, ku 40-vjeçari Aleks Marku mbajti peng dy fëmijët e tij të mitur, në një apartament në Durrës.

Gazetari Leonidha Musai tha për “ABC News”, se 40-vjeçari në dëshminë e tij të dhënë për grupin hetimor ka thënë se ka qëlluar me armë pasi dyshonte se do ta sulmonin, personat me të cilat kishte konflikte.

Ndërkohë bashkëshortja e 40-vjeçarit kishte urdhër mbrojtje, dhe ndodhet në shtetin italian.

“Kishte frikë se mos persona të tjerë me të cilët ka konflikte do ta sulmonin me armë zjarri dhe për këtë arsye ka qëlluar në ajër për t’i trembur.  Policia po vazhdon ende ta marrë në pyetje. Do t’i bëhet testi i alkoolit pasi dyshohet të ketë qenë në gjendje të dehur apo në gjendje të rënduar psikologjike”, ka thënë ai.

Ndërkohë në Lezhë nuk rezulton të ketë pasur precedent. Sipas bashkëshortes ai ka qenë në arrest shtëpie në Itali për armëmbajtje pa leje dhe se ishte larguar dhe ishte kthyer në Shqipëri. Prej një viti kishte blerë një banesë në Lezhë, ndërsa kishte pak kohë që ishte vendosur në Durrës.

/abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!