Vendi ynë gjatë orëve të fundit është përfshirë nga moti i keq me reshje shiu dhe bore në zonat malore.
Autoriteti Rrugor Shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale njofton se reshjet e borës kanë zbardhur një pjesë të zonave malore në veri.
Sipas njoftimit mësohet se kalimi në Qafë Thore-Theth është pa vështirësi dhe pse bëhet thirrje për kujdes nga drejtuesit e automjeteve.
“Në Qafë Thore-Theth kanë filluar reshjet e dëborës.
Po punohet me borëpastruese dhe me shpërndarjen e kripës ⚠️për ta mbajtur qarkullimin në normalitet?
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, në kohë me reshje ? pajisuni me goma dimërore kur udhëtoni për në zonat malore, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore?♂”, thuhet në njoftimin e ARRSH-së.
Ndërkaq mëngjesin e sotëm për shkak të borës është bllokuar përkohësisht kalimi në rrugën e Arbrit në vendin e njohur Qafë Murriz./abcnews.al