Theo Hernandez aktualisht është një nga krahët e majtë më të mirë, nëse jo më i miri, në skenën aktuale të futbollit. Edhe pse Milani po punon me rinovimin e tij, lojtari ka dy kërkues të gatshëm për të vënë një shumë të madhe në tryezë për të mbyllur një marrëveshje në merkaton e ardhshme
Dy klubet që kërkojnë ish-madrilenin janë Manchester City dhe Tottenham. Mbrojtësi i majtë është preference e drejtorit sportiv të “citizens” ashtu edhe atij të “spurs”.
Në rastin e City-t, ata u interesuan në merkaton që lam pas për të dhe po përgatisin një ofertë të rëndësishme për ta paraqitur në janar duke mos pritur deri në fund të sezonit për të provuar nënshkrimin e tij.
Nga ana tjetër, Tottenham do të hynte fuqishëm për të pasi operacioni do të udhëhiqej nga Paratici i cili e njeh mirë lojtarin.
Të dy klubet mund të shpenzojnë me shumë se 60 milion euro, por Milan dëshiron me të gjitha mundësitë ta mbajë lojtarin edhe pse ata nuk mund të konkurojnë më pagat që ofrohen në Premier League. /abcnews.al/