Themeluesi i Wikileaks shumë shpejt mund të jetojë i lirë

schedule16:26 - 26 Janar, 2018

schedule 16:26 - 26 Janar, 2018

Avokatët e Julian Assange do t’i kërkojnë një gjykate angleze që të hiqet mandati që kërkon arrestimin e tij.

Mandati është lëshuar në vitin 2012, kur ai akuzohet se ka thyer lirimin me kusht duke kërkuar azil në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Më parë, Assange ishte përballur me akuzat e Suedisë për abuzim seksual, akuza që më pas u hodhën poshtë nga gjykata atje.

Sipas Prokurorisë së Kurorës Mbretërore, themeluesi i Wikileaks mund të lëvizë i lirë në Britani nëse kjo gjë realizohet.

Përpara fillimit të procedurave, avokati i Assange, Gareth Pierce, u tha gazetarëve se tashmë, ky urdhër arresti nuk ka më sens, për shkak se gjykata suedeze e ka shpallur të pafajshëm Julian Assange./abcnews.al