Themeli: Pandemia dhe agresioni rus në Ukrainë patën pasoja në ekonomi, rritja në vendin tonë më e larta në rajon

schedule14:16 - 8 Shtator, 2023

schedule 14:16 - 8 Shtator, 2023

Drejtori i politikave monetare pranë Bankës së Shqipërisë, Erald Themeli, këtë të premte në një intervistë të dhënë për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me të dhënat që zotërojmë përsa i përket rritjes së ekonomisë në vendin tonë.

Themeli është shprehur se përkundrejt pandemisë dhe goditjeve të njëpasnjëshme nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, ekonomia e vendi tonë ka vijuar që të jetë e qendrueshmne.

Sipas tij ekonomia shqiptare përkundrejt luhatjeve ka shënuar rritjen më të madhe krahasuar me vendet e rajonit.

“Ecuria e ekonomisë shqiptare duhet që të vlerësohet pozitivisht pa harruar goditjet siç ishte pandemik dhe goditja nga rritja e çmimeve si pasojë e luftës në Ukrainë që kanë sjellë rritjen e çmimeve. Këto dy faktorë kanë diktuar rritjen e pasigurisë në tregje. Por përkundrejt këtyre ekonomia ka nisur që të rritet me 4.9% në vitit 2022 dhe pritet që dhe këtë vit rritja të jetë 3.5 %. Bazuar në rrethanat rritja është pozitive dhe është në ritmet më të larta të rritjes në rajon dhe influencon dhe tregon rritjen më të madhe në këtë drejtim që pasqyron shëndetin e ekonomisë shqiptare dhe financiar. Nga ana tjetër zgjerimin e konsumit të investimeve dhe eksporteve shqiptare në tërësinë e tyre kryesisht atyre të turizmit”, ka thënë ai. /abcnews.al