Jacob Blake, afro-amerikani i cili u qëllua nga policia po trajtohet ende në spital pas plagëve të marra. Familjarët e tij kanë deklaruar që Jacob është prangosur nga forcat policore pavarësisht gjendjes së tij shëndetësore.
Babai i Blake i cili vizitoi djalin e tij në Spitalin Wauwatosa në Wisconsin, tha se ndihej me të vërtet keq, kur pa se i biri i tij ishte prangosur. Ndërkohë lajmin se Jacob ishte prangosur e ka konfirmuar edhe xhaxhai i afro-amerikanit të plagosur, Justin Blake.
“Kjo është një fyerje për ne”, u shpreh xhaxhai i Jacob Blake.
“Ai është i paralizuar dhe nuk mund të ecë, ndërsa tani e kanë prangosur edhe në shtrat. Pse?”, u shpreh ai.
Jacob Blake, i cili po trajtohet prej disa ditësh në spital, u qëllua shtatë herë nga një oficer policie. Ngjarja ndodhi të dielën në qytetin e Kenoshas./abcneës.al