Një tjetër grua ka hedhur akuza ndaj këngëtarit Adam Levine. Ish-instruktorja e yogës, Alanna Zabel, që ka punuar me artistin nga viti 2007 deri në 2010 shkroi në rrjete sociale se si ai i kishte dërguar mesazhe flirtuese. “Me vonesë #ExposeAdamLevine,” shkroi instruktorja në postimin e saj.
“Një ditë më dërgoi një mesazh duke më thënë: “Dua ta kaloj ditën lakuriq me ty”, pohoi ajo. Më tej, instruktorja pretendoi se mesazhi tronditës çoi në një grindje fizike me të dashurin e saj të atëhershëm. Zabel tha se arsyeja pse foli publikisht është se u zhgënjye nga përgjigjja e tij ndaj akuzave për të.
Akuzat e saj vijnë në një kohë kur Levine po kritikohet për mesazhet flirtuese që iu ka dërguar vajzave të tjera ndërsa është martuar me modelen Behati Prinsloo. Akuzuesja e parë, modelja Sumner Stroh, pretendoi se kishte qenë në një lidhje me këngëtarin e hitit “Girls Like You”.
Megjithatë, Levine hodhi poshtë pretendimet e saj, duke lëshuar një deklaratë të martën duke thënë se ai nuk kishte një lidhje, por kapërceu kufirin me mesazhet flirtuese.
/abcnews.al