Autoritetet shëndetësore në Itali po mendojnë të krijojnë një zonë të re për karantinë në përpjekje për të përmirësuar shpërthimin e koronavirusit.
Një vendim i tillë vjen pasi numri i viktimave dhe të infektuarëve nga koronavirusi po rritet sërish edhe pse një ditë më parë, u pa një ulje e rasteve të reja.
Agjensia e Mbrojtjes Civile ka deklaruar se 27 njerëz vdiqën nga koronavirusi në Itali gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të vdekurve në 79.
Që nga e marta në mbrëmje, Italia kishte numrin më të lartë të vdekjeve së koronavirusit jashtë Kinës, pasi kishte tejkaluar Iranin ku të paktën 77 njerëz u konfirmuan të vdekur.