Disa ekspertë nga Tirana kanë mbërritur në bashkinë e Gjirokastrës për të inspektuar situatën nga çarjet e tokës. Pasi të vlerësojnë gjendjen pritet të vendoset nëse do të ketë ndërhyrje ose jo në këtë zone. Mësohet se çarjet e tokës janë thelluar ditën e sotme duke rrezikuar akoma më shumë shembjen e pallatit . Natën e kaluar njëe pjesë e banorëve të pallatit pesëkatësh kanë qendruar jashtë. Gjeologët thonë se për këtë situatë ndikuan shirat e fundit dhe punimet e kryera tek një ndërtesë aty pranë. Një histori e ngjashme ka ndodhur 10 vite më parë në Gjirokastër, ku nga shembja e një pallati humbën jetën tre persona./abcnews.al
Thellohen çarjet e tokës në Gjirokastër, ekspertë nga Tirana në Bashki
schedule10:44 - 6 Janar, 2018
schedule 10:44 - 6 Janar, 2018