The Guardian: Moti detyron Tiranën të përdorë kondicionerët

schedule15:19 - 16 Gusht, 2018

schedule 15:19 - 16 Gusht, 2018

Tirana është një ndër qytetet ku duket i pashmangshëm ajri i kondicionuar. Arsyeja sipas të përditshmes britanike “The Guardian” është se karakterizohet nga një mot i nxehtë në verë dhe nga dimër i ftohtë.

Nuk ka rëndësi nëse është verë apo dimër në Tiranë, kondicioneri do të ndizet gjithsesi pasi kjo i bën më të lumtur banorët e kryeqytetit. Ky vlerësim vjen nga e përditshmja britanike “The Guardian”. Në një artikull ku pasqyrohen të dhënat e Climate Impact Lab një bashkëpunim i mbi 20 shkencëtarëve të klimës, dhë specialistëve në sektorë të ndryshëm nga disa vende të botës, përcaktohet se në cilat qytete të globit mund të jetohet qetë pa ngrohje ose ajër të kondicionuar e në cilat jo. Kryeqyteti shqiptar përfshihet në klimat ku kondicioneri duket i domosdoshëm.

“Në verë, banorët në Tiranë do të ishin më të lumtur të kishin ajër të kondicionuar. Në dimër ata do të kenë nevojë për ngrohje gjithashtu. Në muajin më të nxehtë mesatarja ditore është 25.6 gradë Celcius dhe nivelet mesatare janë 32.7 gradë celsius. Ditët në muajin më të ftohtë zakonisht vendosen rreth 7.2gradë Celcius, por mund të arrijnë një mesatare 2.2 gradë celsius.”

Sipas studimit të publikuar në Thë Guardian, në qytetet ku ndoshta nuk keni nevojë për ngrohje ose ajër të kondicionuar, temperaturat mesatare të verës janë nga 26.5 gradë Celcius dhe ditët më të nxehta janë më pak se 28 C, ndërsa mesatarja dimërore nuk është më e ftohtë se 13 gradë Celcius dhe ditët më të ftohta jo më pak se 7 gradë Celcius.
Ndërsa Tirana bën pjesë në qytete me verë të nxehtë dhe dimër të ftohtë, prandaj dhe banorët nuk e shmangin dot përdorimin e kondicionerit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!