Lajmi që tashmë qarkullonte që nga pranvera e kaluar tani është zyrtar: Chiara Ferragni dhe Fedez po vijnë me një serial mbi jetën e tyre. “The Ferragnez” do të bëjë debutimin në Dhjetor. Lajmin e konfirmoi vetë Chiara përmes një postimi në rrjete sociale.
Ajo tha se seriali do të lancohet në dhjetor dhe do të përmbajë 8 episode, të cilat tregojnë momente të papublikuara më parë nga jeta e tyre brenda familjes dhe jo vetëm. Seriali do të përfshijë gjithashtu familjen e madhe të çiftit.
“The Ferragnez” do të publikohet në Dhjetor 2021 në të gjithë botën. Mezi pres t’ju them më shumë, por ne jemi shumë të ngazëllyer për këtë. Ju djema do ta doni!“, ka shkruar Chiara. /abcnews.al