Thashethemet/ Ekspertët tregojnë se çfarë ju ndodh nëse flisni keq për të tjerët

schedule15:11 - 4 Gusht, 2023

schedule 15:11 - 4 Gusht, 2023

“Disiplina” e preferuar e disa njerëzve është thashethemi. Nëse nuk “shikojnë vërdallë” kolegët e punës, miqtë dhe fqinjët apo nuk komentojnë se si është veshur dikush dhe çfarë kanë thënë, është sikur u është prishur dita. Nëse keni menduar se njerëzit që vazhdimisht bëjnë thashetheme për dikë ndihen mirë për këtë, e keni gabim, sipas ekspertëve.

Thashethemet nuk sjellin asgjë të mirë, por mund të heqin energjinë pozitive. Edhe pse për disa persona që kanë një zakon të tillë si ushqimi i shpirtit dhe e kanë një domosdoshmëri të përditshme, ata as që janë të vetëdijshëm se po i shkaktojnë vetes dëmin më të madh.

Pas mbledhjes së thashethemeve, në vend që të jenë të kënaqur dhe të lumtur, ndihen bosh dhe keq, pavarësisht nëse e pranojnë apo jo.

Thashethemet janë një humbje kohe e çmuar që duhet të drejtohet në përmirësimin e jetës dhe realizimin e planeve personale.

Prandaj, para se të “sulmoni” dikë pa arsye, mendoni se çfarë mund të bëni për veten tuaj. Dhe pyesni veten, si do të ndiheshit nëse do të ishit objektiv i thashethemeve që përhapen për ju nga njerëz të paskrupullt./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!