Thashethemet e nxjerrin në shitje, Rummenigge qartëson situatën e Coman

schedule20:34 - 15 Dhjetor, 2020

schedule 20:34 - 15 Dhjetor, 2020

Bayern Munich ka një nga skuadrat më të kompletuara të Botës, por kjo nuk do të thotë se ata nuk do të bëjnë lëvizje në merkato.

Sulmi është një nga repartet më të populluar dhe nga Gjermania raportohet se Bayern do të nxjerrë në shitje një prej sulmuesve, pikërisht Kingsley Coman.

 

Francezi ka shfaqur rendiment të lartë, por dëmtimet e shpeshta mund të jenë diçka që e mundon klubin dhe shitja supozohet si opsion i mundshëm nga burime pranë klubit.

Për të shuar këto zëra mendon verë drejtori i klubit, Karl-Heinz Rummenigge. Ai shprehet se Coman nuk do të shitet, por klubi mendon të rinovojë me të.

 

“Ne nuk do e shesim Coman, do të rinovojmë në kohën e duhur”, u shpreh Rummenigge për Kicker. Kontrata e francezit përfundon në verën e vitit 2023. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!