Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Thashetheme mediash”, agjenti i Lautaro Martinez qetëson tifozët e Interit

schedule19:15 - 8 Gusht, 2020

schedule 19:15 - 8 Gusht, 2020

Emri i Lautaro Martinez lidhet prej kohësh me një transferim te Barcelona dhe agjenti i sulmuesit të Interit është rikthyer të flasë rreth këtij opsioni. Në një prononcim për La Figura de la Chanca, Carlos Beto Yaque qetëson tifozët zikaltër dhe uron që ekipi i Contes të fitojë Europa League.

Lautaro ka edhe tre vite kontratë me Interin dhe ndihet për mrekulli këtu ku është. Ka luajtur një sezon të shkëlqyer, ndodhet në garë në Europa League, kompeticion të cilit shpresoj që Interi t’i shkojë deri në fund.

Transferimi i Lautaros është më shumë një temë mediatike se sa një mundësi reale. Ai ka qenë gjithmonë një futbollist i kompletuar. I vogël bënte shumë faulle ta panevojshme, por duke u rritur ka mësuar shumë. Ia doli t’i fitonte në adoleshencë virtytet që ka sot“, deklaron agjenti i sulmuesit argjentinas. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!