Thano: S’ka pasur qeverisje të majtë në Shqipëri, ka qenë gjithmonë “gogoli” Berisha

schedule22:10 - 4 Mars, 2021

schedule 22:10 - 4 Mars, 2021

Për analistin Adrian Thano nuk ka pasur asnjëherë një qeverisje të majtë. Në studion e “As pro as kundër”, Thano shprehet se shpreson që qeverisja e Albin Kurtit në Kosovë të shërbejë si pasqyrë në Shqipëri, për të treguar se çfarë është një qeverisje e majtë.

“Ne deri tani nuk kemi pasur mundësi të konstatojmë nëse kemi pasur qeverisje të majtë apo jo. Gjithmonë këtu ka qenë gogoli Berisha, dhe o voton Berishën ose kundërvoton Berishën. Nuk i është dashur asnjëherë PS që etiketohet si e majtë, nuk i është dashur të bëjë një program të majtë sepse ka pasur gogolin atje. Le t’ja ngrejë lapidarin gogolit sepse prej atij kanë ardhur në pushte aq herë sa kanë ardhur. Nuk kemi pasur një qeverisje të majtë dhe shpresa ime është që të shërbejë si pasqyrë ajo qeverisja e ardhshme e Albinit atje për të parë se çfarë është një qeverisje e majtë”, tha ai.

Ndrëkohë, gazetari Alfred Lela thekson se përveç status quo-së ka edhe një rrezik tjetër që është riciklimi. Lela thekson se 25 prilli sjell ose status quo ose riciklim, ndërsa ai do të zgjidhte këtë të fundit.

“25 prilli është kryefjala e pritshmërive, është rrotacioni. Është nevoja për të dalë nga status quo. Jemi edhe në një rrezik tjetër që quhet reciklim. Çfarë na sjell 25 prilli? Status quo-ja me Ramën, apo ndryshimi me dikë tjetër, Basha, Kryemadhi. Unë kam përshtypjen se është riciklim. Por mes status quo dhe riciklimit unë prap do të zgjidhja riciklimin. Te ndryshimi nuk besoj, nuk jam më aq romantik siç isha disa vite më parë”, tha Lela. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!