Thaçi, rrugë të gjatë për drejtësi, analisti: Përpjekje për të sabotuar dialogun

schedule08:04 - 14 Korrik, 2020

schedule 08:04 - 14 Korrik, 2020

Analisti Adri Nurellari në “Abc e mëngjesit” u shpreh se aktakuza ndaj kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi vë në pikëpyetje shumë çështje në lidhje me Kosovën.

Politika kosovare sipas tij mund të pësojë një tronditje në aspektin institucional.

 “Nuk ka ende një proces gjyqësor, por Thaçi e ka thënë se në momentin që procesi do të fillojë dhe gjyqësori do e pranojë akuzën do të dorëhiqet.  

Ky vendim e ka bllokuar procesin e dialogut. Rishpallja e fajësisë nuk ishte e rastësishme, vetëm pak ditë të takimit që pritej të mbahej në Shtëpinë e Bardhë. Madje në njëfarë mënyrë kanë përgënjeshtruar shumë prej akuzave që janë bërë në të kaluarën”, theksoi analisti.

Më tej ai u shpreh se ishte një përpjekje për të sabotuar procesin dhe se në kushtet aktuale Kosova ndjehet e goditur.

Më tej ai shtoi u ndal te  dialogu Kosovë-Serbi, ndërsa shtoi se serbët funksionojnë me një elitë politike që e ka kuptuar mirë se si funksionon Brukseli.

“Beogradi ka mbajtur marrëdhënie shumë të ngushta me Rusinë. Ndërkohë e ka shantazhuar Brukselin me destabilitet qoftë me pakicat e veta në rajon. Dhe në njëfarë mënyre, Brukseli është zmbrapsur dhe kjo ka ndodhur edhe në të kaluarën. Dhe në këtë aspekt për Kosovën mbetet Uashingtoni”, u shpreh ai.