Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është nisur nga Haga dhe Abcnews.al mëson se pritet që të mbërrijë në Tiranë rreth orës 17:00.
Nuk ka ende konfirmim nëse Thaçi do të pritet nga autoritetet shqiptare në Aeroportin e Rinasit apo jo. Burime për Abcnews.al konfirmojnë se presidenti kosovar do të niset menjëherë drejt Kosovës, ndërsa në orën 19:30 do të jetë në Morinë.
Kujtojmë këtu se Hashim Thaçi kthehet sot në Kosovë pas qëndrimit 4 ditor në Holandë ku u mor në pyetje nga Dhomat e Specializuara në Gjykatën e Hagës.
Ndërkohë, djali i tij, Endriti, me anë të një postimi në mediat sociale, ka bërë thirrje që në orën 19:30 të gjithë qytetarët e Kosovës të bashkohen në një grumbullim për ta mirëpritur në pikën kufitare të Morinës. /abcnews.al/