Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas katër ditë intervistimi nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në Hagë, ka mbërritur pasditen e kësaj të premteje në Tiranë.
Ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Nait Hasani, ka bërë me dije se kreu i shtetit ka zbitur në aeroportin e Rinasit dhe është nisur drejt Kosovës.
Në një prononcim për mediat ambasadori ka theksuar se bashkë me presidentin është rrugës për në Kosovë.
Ndërkohë në orën 19:30 pritet që presidenti Thaçi të pritet në Morinë nga shumë qytetarë. /abcnews.al