Gjatë qëndrimit në SHBA, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi është takuar me kongresmenin Eliot Engel. Thaçi e ka njoftuar këtë takimi në rrjetin social Facebook, ku ka postuar dhe foto nga ky takim.
“Gjithmonë kënaqësi të takoj mikun e madh të Kosovës dhe timin, kryesuesin e Komisionit për Punë të Jashtme të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresistin Eliot Engel, si dhe të konfirmojmë miqësinë e përhershme në mes Kosovës dhe SHBA-së”, shkruan Thaci.
“Kosova ka dalë fitimtare gjithmonë kur ka qenë bashkë me SHBA-në. Prandaj do ta ruajmë dhe do ta çmojmë përherë këtë miqësi”, përfundon Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi./abcnews.al