Thaçi mban fjalimin e përvitshëm në Kuvend, opozita bojkoton

schedule15:27 - 22 Dhjetor, 2017

schedule 15:27 - 22 Dhjetor, 2017

Në fjalimin e tij të fundvitit para deputetëe, presidenti i Kosovës Hashim Thaci u kujtoi atyre detyrimet që duhet të përmbushin në mënyrë që vendi të jetë i besueshëm në sytë e ndërkombëtarëve. Seanca u bojkotua nga partitë të opozitës të cilat nuk e konsiderojnë Thaçin si një presidenti të unitetit.

Në fjalimin e tij të fundvitit para deputetëve në kuvendin e Kosovës, presidenti Thaçi deklaroi se besueshmëria e vendit në arenën ndërkombëtare varet nga serioziteti në përmbushjen e detyrimeve shtetërore.Ai u kërkoi dpeutetëve të ratifikonn pa humbur kohë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi.

Hashim Thaçi, President i Kosovës: “Në këtë aspekt, ne nuk mundemi që në vazhdimësi të drejtojmë gishtin nga BE-ja, NATO-ja apo bashkësia ndërkombëtare duke kërkuar që t’i mbajmë ata fajtorë të vetëm për ngecjet tona. Ne duhet t’i pranojmë gabimet dhe t’i përmirësojmë ato sa më shpejt që mundemi, sepse vetëm kështu mund ta zëmë hapin me shtetet fqinjë në procesin e integrimeve euroatlantike. Prandaj, duhet ta ratifikojmë pa humbur kohë marrëveshjen për shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ratifikimi i kësaj marrëveshje i jep fund izolimit të padrejtë të qytetarëve të Republikës së Kosovës”

Thaçi gjithashtu kërkoi dhe themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në përputhje me marrëveshjen e Brukselit dhe vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Hashim Thaçi, President i Kosovës: “Sa më shpejt përmbushim detyrat tona, aq më shpejt do të mund të bëjmë hapa seriozë drejt anëtarësimit në BE dhe NATO. Si President i Republikës së Kosovës i kam bërë thirrje vazhdimisht BE-së për veprime jo vetëm teknike, por mbi të gjitha strategjike për anëtarësimin e shteteve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Presidenti shtoi se vazhdon të besojë se mënyra më e mirë është që të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor të anëtarësohen në BE në të njëjtën kohë, pavarësisht faktit se disa shtete kanë bërë progres më të madh në përmbushjen e kritereve për anëtarësim.

Seanca e së premtes u bojkotua nga partitë e opozitës të cilat nuk me anë të një deklarate u shprehën se nuk e konsiderojnë Thacin si president të unitetit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!